Gruaja e 35-vjeçarit Fation Duro, i cili do të drejtojë Bashkinë e Patosit është shpallur në kërkim. Kozeta Statha, inxhiniere ndërtimi në profesion, rezulton se është shpallur në kërkim prej një viti e gjysmë. Sipas Ditari, ajo kërkohet për shpërdorim të detyrës pasi dyshohet për korrupsion gjatë kohës që drejtonte Kadastrën e Sarandës.
Kozeta u emërua anëtare e Këshillit Bashkiak të Sarandës më 2015 nga lista e PBDNJ-së dhe në janar 2018, u emërua si drejtuese e re e Portit të Sarandës. Në korrik të 2020, Kozeta Statha u emërua në krye të Kadastrës së Sarandës, teksa më 24 mars 2022, Policia e Sarandës arrestoi 3 ish zyrtarë të ASHK me përjashtim të Kozeta Stathës, e cila vendosi të arratiset dhe ende kërkohet nga drejtësia shqiptare.