Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç javën e ardhshme do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Por, mes tyre nuk është planifikuar të zhvillohet takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano për portalin rtv21.tv ka thënë se nuk ka asnjë takim trepalësh mes tyre me askënd nga institucionet e BE-së të planifikuar në Davos.