Nuk e meriton…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Nuk e meriton…

Këmbana, oshtimën lëshoi kohë më parë,
Ne sikur zogjtë, n’borë e ngricë frymojmë,
Duke mbledhur grimca rrugëve të vuajtjes,
Çka, maska e hirushes ç’e lëshoi dhe kët me dert.

Dhe i jetëzojmë ditët murmur sikur trumcakët,
T’mbetur motit të eger e të lig, t’strukur ndër kaçuba,
Duke e pritur që stina po ndrrohet në kohë,
Por që i mbetëm n’derë dimërit, ka ditë e mot.

Si mall i vjetëruar, kemi mbetur t’jetojmë gjykimin,
Se në ndërmendje t’tyre nuk kemi vend,
Por sikur, na kanë mbetë ditët t’numëruara,
Si rrashtë e mbetur golle, t’ç’vlerësuan si eshtër të gjësë, të mbetur mbi tokë.

E mbi këtë soj tollovi e ngritën mmadhështinë,
Që mbuluar i ka luksi i çmendurisë,
E dhimbja i ka pushtu, jetës çdo qelizë,
Ky popull vuan, lojën e atij interesi të zi.

Ti maskaradë e ditëve të kësaj fryme,
Më vure në lojë ekzistencën e jetësore, në këtë tokë,
Qërohu nga koka e deri tek këmbët,
Se neveritemi, t’numërohesh i këtij komb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu