N’teh…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
N’teh…
Ish nji njeri, hijeshi rëndë,
Po përtypte nëpër rresht,
Dicka që shihte matanë,
I vërsulej krejt për dreq,
E zhubrosi krejt dynjanë,
Për një pikë që po synon,
Sa keq, se ndal mendimin,
Stisjes deri në teh i shkon.
Veç trill, e s don t’vërteta,
Krejtë mjegullën n’qef e ke,
Fyti ngjirë dhe çjerrë atë zë,
More mik ç’po t’pëlqen vetja,
E mira jote, stivim sulmuesh,
Arsyeja ngjanë madhështore,
Ti shumë ja rrok qefin vetes,
Po t’mirës tonë i vë tërthore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu