Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
N’muzg!
Në muzgun e natës me ty u gjenda,
I mbushur plot,kraharori me u çmbushë,
Shpirti n’fluturim, qeshë e atje niset,
N’hapsirë, gjejë gjithça, n’kodër, n’male e përtej n’perri,
Plot me vullkan imagjinatash,
Destinim që të njoh realen e kthyer n’fantazmë intrigash,
Ka kohë që enden të shthurura,
Me lajka të vjetruara, kërkojnë jetë,
Të mbetura në shteg t’pa dijes, për të mbrri ëndrrat e sajë,
Po kaloj lumin e rrugës me pengesa,
E pashpjegueshme për bujarinë e tepruar me bollëk,
Imazhin për të prishur atë çka je krejtë,
Ndër kthesa me sigurinë u ndesha,
Rrezet e yjësisë, të ndritur qetësisht me mbetë,
Dhe lutjes i lutem, rri e më shhih se dua me u nisē, at’botë me e prekë,
Dua ta mbajë premtimin e thënë,
Se jemi dlirësi e ashtu me mbetë,
E t’kapi atë dritë që sillet rrottull jetës tonë,
Të shtrëngoj për dore ty enigmë që mendimin mundon,
Me zell mbi kapërcyellin që pate mbjellë pengesën,
Gjymtyrët e fallsitetit e lanë e iu tretën,
E shpërbërë në pluhur, mbete të jeshë ,
E ndër fundin e oqeaneve shko e pusho,
Të marr në krah t’shëndritshmen dritë t’shejtë
Qetësisht të ngihet vazhdimësia me të!