Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
N’makth e n’hak
Makth e hak rrugën a e din,
Endesh qosheve, si jetim,
Rri ku t’dish se e njëjta gjë,
Dhe nga fshehur, ti çon zë.
Shumë zhurmë e lemeri,
Për vetveten n’interesa,
Endet zyreve nji dreqni,
Ky vendim n’ato shkresa.
I kuptueshem ky veprim,
Muuu,pëllet kuku për ju,
Kjo vepër krejtë ç’nderim,
Ruajna Zot, ju me u rrxu.
Shumë nge, në këtë gabim,
Po mbrapa gjithmonë m’ke,
Ti guxon, por ske shpëtim,
Thotë njerzia, që po t’sheh.
Makth dhe vetes i je bërë,
N’vendime që po drejton,
Ja dhe frika t’ka kapë mat,
Sa dhe fryma, po t’lëshon.
Ti rri në këtë e hidhtësi
Zhyt,e myt deri në fyt,
Fjal goje, gjashtëqind mijë,
Që dora jote, don me i fshi.
Mpleksur je e i katandisur,
S’heq dorë me shpirt gjallë,
Ç’vlerësuar dhe frymarrjen,
Leri tjerat, që t’qajnë në hall.