Njeriu dhe qeni

0
Shkruan Jani Malo
Njeriun e gënjen mendja se jeton gjatë. Harron jo vetëm se hallakatet në labirintin e viteve, por një pjesë të madhe të jetës së tij e çon dëm pas gjërave me vlerë të dyshimtë.
Ndryshe nga njeriu, qeni ka rënë në ujdi me veten për të qenë më racional dhe merret vetëm me gjërat bazike, ku padyshim u jep përparësi ushqimit, lojërave dhe seksit.
Qeni nuk harxhon kohë me fenë dhe politikën, me thashethemet dhe mëritë, me emisionet televizive dhe rrjetet sociale, me modën dhe leximin e horoskopit.
Ndryshe nga njeriu, që thuajse tërë jetën e kalon në kurthin e parasë, qeni e ka kuptuar se kënaqësitë që të jep paraja janë kalimtare dhe se të gjitha leksionet dhe manualet që pretendojnë të të bëjnë të pasur e të lumtur nuk janë tjetër përveçse një lloj takse që parapaguhet për të marrë shpresë me qira deri në frymën e fundit.
Por qeni nuk është vetëm racional, ai e bën jetën shumë më intensive dhe më të shpejtë se njeriu. Mjafton të kujtojmë se qeni e arrin pjekurinë seksuale brenda 8 muajve të parë të jetës, ndërsa tek njeriu kjo korrespondon me moshën 16-18 vjeç.
Së fundi, qeni vdes i pari, i lumtur që arriti t’ia shprehë njeriut besnikërinë e tij, ndërsa njeriu rron më gjatë dhe vdes injorant pa mësuar arsyen e devotshmërinë së qenit ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu