Zonja Leta, është një grua mbi moshën 60-vjeçe e cila punon si faturino në linjat e transportit urban në kryeqytet.
Në një intervistë të dhënë për emisionin Real People, ajo ka rrëfyer bisedat e përditshme me qytetarët dhe problematikat e saj në punë. Sipas saj ka shumë persona të cilët nuk kanë lekë të paguajnë biletën.
Leta thekson se puna e saj është me normë dhe nuk mund të tolerojë askënd.
“Më thonë s’kemi lekë për biletë, nuk kemi punë. Se ka raste që vijnë pa biletë. Por unë u them Օfaj kam unë, unë e kam me normë, nuk kam çfarë të bëj. Nuk e bëj për inat. Unë duhet të bëjë 600 bileta në ditë. Punoj 7 orë ose 7 orë e gjysmë, por vijnë të gjithë me abone dhe libreza. Të rinjtë e përdorin por kanë abone studenti. Edhe unë vetë e përdor autobusin. Merrja dhe unë abone, ndaj i kutoj ata se është më ekonomike. Por ne si faturino nuk kemi. Poaga shkon 500 ose 600 mijë, por stë lë njeri se është me normë. Nëse nuk e kap normën vete i them Bledit përgjegjësit që s’ka bileta, ai është shumë mirëkuptues. Edhe nëna ime të jetë unë do ia kërkoj biletët. Këtu s’ka miq”, tha ajo.






