Shkruan Zef Ndreka
(E pa besueshme, një zbulim i jashtëzakonshëm).
Një zbulim i jashtëzakonshëm ky i vajzës Inca, që ishte në gjumë prej 500 vitësh!
Incanët i kishin këto zakone. Sakrifikonin fëmijet sepse konsideroheshin më të pastër.
Kështu ka raportuarr arkeologu amerikan dhe anëtari i ekspeditës Joham Reinhard:
“Ndjeva një dridhje poshtë kurrizit tim kur shikova duart e saj për herë të parë, sepse duken si ato të një përsoni të gjallë”.
Maiden, ky është emri që iu dha. U gjend në malin Lluilaillaco në Kili, rreth 6000 metra i lartë, afër një vullkani.
Është ruajtur aq mirë sepse ka qënë gjumi i ngrirë dhe është mbajtur në gjendje të thatë në të ftohtë.
Në fakt duket si një vajzë peruane, e bukur dhe e shoqërisë së lartë.
(Mummy Juanita) e cila vetëm 12-14 vjeçare u pagëzua tek hyjnitë Inca.
Ajo vdiq ndërmjet 1440-1450 pasi u droga dhe u mbyt me batanije.
Ajo kishte kukullën e saj me vete.
U gjet aksidentalisht në vargun e Andes (Mali Ampato, Peru Jugore) nga Reinhard dhe Zarata në vitin 1993, sepse një kub akulli që e rrethonte u zhbllokua dhe zbriti më tej në luginë.
Mbahet në një teak të mbrojtur në Arequipa.
Në atë kohë, për familjën ishte nder dhe për kurban zgjidhej vetëm më e bukura dhe më fisnikja e më të vegjëlve.
Tani, ajo shikohet në xham teak me krahët e saj duke shtrënguar këmbët e plagosura në gjoksin e saj…