Një tjetër lider europian bie pre e dhunës/ Sulmohet me grushte kryeministrja daneze, arrestohet autori!

0

Një tjetre rast ku qytetarët sulmojnë krerët e tyre politik është regjistruar në Europë. Sipas transmetuesit danez TV2, një burrë ka sulmuar dhe rrahur kryeministren daneze Mette Frederiksen në një rrugë në Kopenhagë.

Sulmuesi është arrestuar, sipas raporteve, të cilat gjithashtu thanë se liderja socialdemokrate ishte “i tronditur” nga incidenti.

Ky sulm vjen dy ditë përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e BE-së.  Dhuna është bërë një temë në të gjithë Evropën gjatë fushatës.

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico po shërohet nga një tentativë për vrasje nga një person i armatosur, ndërsa eurodeputeti socialdemokrat Matthias Ecke u rrah gjatë fushatës në Gjermani.

Sipas policisë, një politikan nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë u godit me thikë të martën nga një i dyshuar që mbante një mjet prerës në Mannheim në jugperëndim të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu