Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë, teksa foli për të ngjarjet e fundit që kanë tronditur botën e krimit.
Vangjeli paralajmëron se një telefon i ri është zbërthyer.
Sipas tij, të dhënat që kanë dalë do të jenë tronditëse, pasi informacionet do të jenë të niveleve më të larta.
“Ju e nisët me titullin drejtësi e të penduarve. Është dhe një i “penduar” tjetër, telefoni, po e them në mënyrë metaforike. Platformat e dekriptimit që kanë nisur nga 2020 dhe ne shqiptarët ndoshta kemi qenë përdoruesit e dytë më të mëdhenjtë… Unë po ju them diçka që shpejt do bëhet publike. Një telefon i ri ka filluar të flasë. Një telefon i ri është zbërthyer dhe është një thesar i vërtetë për kureshtjen e publikut. Ka dhënë indicie përmes të cilit mund të shkohet drejt informacione që mund të trondisin. Kësaj radhe është shumë herë më lart. Emri i operacionit të fundit është “asgjë nuk harrohet” në këtë rast mund të thuhet “asgjë nuk mbulohet”. Të dhënat do jenë tronditëse”, theksoi analisti në një dalje televizive.








