Një strukturë fshihet pas sulmit në Veri të Kosovës

0

Gazetarja Arbana Xharra tha në një intervistë për Euronews Albania frika e SHBA është se pas sulmit në veri të Kosovës qëndron një grup më i strukturuar.

Teksa komentoi deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Hovenier, Xharra u shpreh se ai nënkuptoi me deklaratën e tij, edhe pse nuk e tha hapur, se pas këtij grupi qëndron një strukturë që ka mbështetjen e Serbisë.

“Grupet kriminale në veri vazhdimisht kanë nxitur të tilla reagime, por BE dhe SHBA e kanë nënvlerësuar që diçka e tillë mund të ndodhë. Ambasadori amerikan e tha se këta janë një grup i trajnuar dhe organizuar, duke nënkuptuar se pas këtyre ka një lloj strukture që është zhvilluar dhe ka mbështetjen e Serbisë. Ata ishin të armatosur të trajnuar dhe ne e dimë problemin që kemi në atë pjesë të Kosovës, por pse gjatë gjithë kësaj kohë është nënvlerësuar dhe nuk i është bërë presion Serbisë lidhur me këto grupe”, tha Xharra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu