Një ngarkesë e fortë simbolike

0

Shkruan Zef Ndreka

– Ku është organizuar pritja e dasmës së Argita Berishës në vitin 1996?!
– A e ka harruar Berisha?!

Në vitin 1996, kur Sali Berisha ishte President i Republikës, vajza e tij Argita Berisha organizoi pritjen e dasmës në ambientet e ish-vilës së diktatorit në Bllok, rezidencë që për dekada kishte qenë simbol i pushtetit të mbyllur të regjimit të Enver Hoxhës.
Fakti që, pas afro tre dekadash, po ajo vilë u dogj në një akt proteste nga mbështetës politikë të krahut të Berishës, krijon një kontrast të fortë historik.
Pse duket si ironi sot një veorim i tillë?
Simboli i pushtetit, pra Vila e Bllokut ishte simbol i izolimit dhe privilegjit të nomenklaturës komuniste.
A u rivendos simbolika?

Në vitet ’90, përdorimi i saj nga elita e re politike u pa nga disa si normalizim, nga të tjerë si vazhdimësi e privilegjit.
A është.një akt simbolik i vonuar?
Djegia pas 30 vitesh ngre pikëpyetje, pse tani dhe jo më herët, kur e djathta ka qenë disa herë në pushtet?
Kjo krijon perceptimin e një ironie historike, ku nga përdorim ceremonial i një simboli të regjimit të kaluar, tek shkatërrimi i tij në klimë tensioni politik.
Por përtej ironisë, çështja kryesore është:
A janë këto akte një përballje reale me të shkuarën, apo thjesht instrument simbolik në konfliktin e sotëm politik?
Në Shqipëri, raporti me simbolet e komunizmit ka qenë shpesh selektiv dhe i politizuar. Vila, si objekt fizik, është më pak e rëndësishme se mënyra si përdoret në lëvizjet dhe veprimet politike.
Gjithsesi ky mbetet një tranzicion i zgjatur enkas dhe që ka ricikluar shpesh herë forma të vjetra pushteti me aktorë të rinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu