Shkruan Zef Ndreka
Profili i Skënderbeut në zemër të Tiranës, arkitektura që bashkon historinë me të ardhmen.
Në qendër të Tiranës, pranë Hotel “Tirana International”, një godinë e re ka ngjallur debate e kureshtje që prej ditës së parë kur nisi të ngrihej.
Ndërtesa, me linja të lira e ballkone valëzuese, duket si një skulpturë që ndryshon formë sa herë e vështron nga një kënd tjetër. Por mbi të gjitha, ajo ka nxitur një pyetje të vetme.
Kujt i përket profili që duket në fasadën e saj?
Prej javësh në rrjetet sociale e në bisedat e përditshme, qytetarët kanë hedhur hamendësime të ndryshme, madje deri tek ideja se silueta i ngjan Kryeministrit Edi Rama. Por projektuesi dhe ndërtuesi i saj e ka sqaruar qartë, në komunikim të drejtpërdrejtë. Frymëzimi është një dhe i vetëm, është Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ky projekt nuk është thjesht e vetëm një pallat. Por është një homazh bashkëkohor për figurën e Skënderbeut, i cili mbetet simbol i lirisë dhe i unitetit shqiptar.
Qëllimi ynë ishte ta sillnim këtë figurë madhore në një gjuhë arkitekturore moderne, theksojnë projektuesi dhe ndërtuesi.
Forma e ndërtesës nuk është rastësi. Ajo i përket një stili të quajtur “arkitekturë parametrike”, ku çdo kat është i llogaritur për të krijuar një siluetë të veçantë.
Profili i Skënderbeut shfaqet veçanërisht në perëndim të diellit, kur drita përplas konturet e ballkoneve dhe vizaton qartë mjekrën e gjatë dhe helmetën karakteristike.
Përtej debatit estetik, godina pritet të sjellë një vlerë të re urbane. Ajo do të ofrojë hapësira banimi e biznesi, duke u bërë një pikë referimi për vizitorë e turistë.
Në këtë mënyrë, Tirana fiton jo vetëm një objekt modern, por edhe një monument që lidh të shkuarën me të ardhmen.
Ndërsa qytetarët vazhdojnë ta admirojnë nga sheshi, një gjë është sgumë e qartë. Fytyra që ngrihet mbi qendër të kryeqytetit nuk është një portret politik i ditës, por një kujtesë kombëtare e përjetshme.
Ky objekt ka ngjallur shumë kureshtje dhe interpretime, jo vetëm për formën e pazakontë, por edhe për vendndodhjen në zemër të Tiranës.
Pikërisht, për këtë dua të bëj një koment-sqarim për publikun dhe mediat.
Arkitektura si skulpturë urbane, është konceptuar nga projektuesi dhe ndërtuesi si një vepër arti më shumë se një pallat tradicional. Linjat valëzuese të ballkoneve krijojnë një siluetë që ndryshon sipas këndvështrimit dhe dritës, duke e kthyer ndërtesën në një skulpturë të gjallë.
Ky tip dizajni, është sot trend ndërkombëtar, ku arkitektura dhe arti bashkohen për të sjellë identitet të fortë urban.
Miti i fytyrës, eshtë thelbi i shkrimit.
Për shumë qytetarë që kanë parë në formën e godinës profilin e një figure njerëzore, interpretimet kanë qënë të ndryshme dhe shpesh herë banale.
Duke qenë se çdo shikues e interpreton ndryshe, është e natyrshme që të lindin hamendësime. Disa e krahasojnë me kryeministrin Edi Rama, të tjerë me heronj historikë.
Arkitekti dhe ndërtuesi, sipas komunikimit me to, ma kanë shpjeguar qartë se frymëzimi është portreti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky sqarim, që mund të quhet zyrtar, mbyll çdo dyshim mbi qëllimin fillestar të projektit.
Simbolika kombëtare, pra Skënderbeu mbetet figura unifikuese e kombit shqiptar. Përfshirja e profilit të tij në një ndërtesë moderne shprehet si një mënyrë për të lidhur traditën me të ardhmen, një monument i shekullit XXI që nderon rrënjët historike.
Përtej debatit estetik, ndërtesa sjell vlerë urbane. Plot hapësira të reja banimi dhe biznesi, rritje të vlerës së zonës dhe një pikë referimi që tërheq vizitorë e turistë.
Diskutimi publik, pavarësisht polemikave, ka ndezur interesin për arkitekturën dhe historinë, çka është vetvetiu një kontribut kulturor.
Ky projekt mund të shikohet si një homazh bashkëkohor për figurën e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar.
Ndërtesa ky objekt modern, fton qytetarët të shohin lart dhe të reflektojnë mbi identitetin shqiptar, duke e përfaqësuar historinë në një gjuhë arkitekturore moderne.
Duhet theksuar se çdo ngjashmëri e rastësishme që qytetarët shohin me fytyra të tjera mbetet thjesht interpretim i lirë, jo qëllim i projektit.
Ky është qëllimi që do të qartësonte publikun, do të respektonte autorin e veprës dhe ndërtuesin, si dhe do ta vendoste debatin në kornizën e duhur kulturore, larg spekulimeve politike.
Ky është dhe do mbetët profili i Skënderbeut në zemër të Tiranës. Është dhe për shunë kohë do mbetët arkitektura që bashkon historinë me të ardhmën.