Një kronikë për turizmin e Shëngjinit në tv

0

Shkruan Zef Ndreka

Tashmë, ky plazh mund të themi se është shndërruar jo vetëm për ne dhe për vëllezërit tanë kosovari, por edhe mjaft të huaj janë bërë banorë të Shengjinit të bukur.
Janë me mijra kosovarë që kanë blerë banesa në Shëngjin, por edhe plot të tjerë kosovarë që po investojnë fuqishëm, madje edhe si investitorë strategjikë.
Por në Shëngjin, kanë mbërritur shumë polakë, Cekë, italianë, francez, gjermanë dhe nga USA.
Janë afro 1000 apartamente të blera nga këto të fundit.
Turizmi në Shengjin është në rrugën e drejtë, falë organizimit, infrastrukturës, sigurisë, pastërtisë, ushqimit dhe ambjenteve relaksuese të hoteleve.
Një nga problemet më të mëdha që ishte furnizimi me ujë i qytetit, tashmë u zgjidh.
I vetmi problem që kërkon ende një zgjidhje afatgjatë, mbetet ai i rrugëve hyrëse e dalëse.
Projekt ky që brënda pak kohe do të do fillojë zbatimin gjithkund kurorës së malit që mundëson lidhjen e rrugës së re Velopojë-Shengjin me rrugën e Balldrenit.
Ndërkohë që fillon nga puna autostrada Milot-Balldre, një rrugë që do lehtësoje dhe të zgjithë një herë e mirë trafikun që krijon sezioni i plazhit.
Ditë më të mira e presin Shengjinin dhe turizmin shqiptarë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu