Shqipëria, për fat të keq, ka patur, ose më saktë të themi ka pranuar që në krye të shtetit historikisht të kemi patur drejtues që lehtësisht e kanë “çmëndur” vendin.
Ka mbi 80 vite në shtetin shqiptar që ndodh kjo!
Janë të njohura tashmë çmënduritë e Enver Hoxhës që bëri mbi këte vend e këtij populli. Një eksperiment i pa shëmbullt në botë me popullin e tij, me atdheun e tij.
Po ashtu edhe trashëguesit e tij, Ramiz Aliaj, Sali Berisha dhe së fundi Edvin Rama.
Shqipëria në këtë plan duket sikur është e nemur.
A thua ka gabuar populli në përzgjedhjen e tij duke votuar historikisht në favor të tyre?!
Sigurisht që po!
Kaq e vogël është Shqipëria, dhe kaq gra e burra të mëdhenj ka nxjerrë për perëndimin e botën, dhe për vete nuk ka menduar, nuk ka përgjedhur!
Emëruesi i përbashkët i gjithë lidërve përherë, sidomos në 32 vitet e fundit, mbetët korrupsioni.
Shpërdorimi i fondeve buxhetore, përdorimi i tyre në rrugë mafioze, shpërndarja e tyre në pak duar dhe mbajtja e popullit të varfërve të shtypur, kjo ka qenë politika e tyre në vite.
Ndarja dhe privatizimi i pasurive kombëtare, privatizimi i sektorëve strategjik të vëndit, shitja e minierave, fabrikave, hidrocentraleve, bankave, telekomit dhe rrjeteve të telekomunikacionit, kromit e bakrit, detit etj që mund të mos i dijmë, këto pra kanë qënë punët e kryera nga qeveritë e njëpasnjëshme antishqiptare.
Dhe sot, shohim veç arrestime, megjithë rezistencën dhe bllokimin e sistemit të drejtësisë ndër vite.
Ja nisen në fillimet e viteve ’90 me guvernatorin e bankës së Shtetit, me arrestime ministrash, me heqje imunitetesh për korrupsion, dhe vijuan me korrupsionin e qeverisë Nano, dhe më keq me qeverinë Berisha 2. Sigurisht, me bashkëpunim ndërmjet tyre, është ngritur korrupsioni në nivelin më skandaloz në qeverisjen e Ramës.
Tani kemi të arrestuar ministra, deputetë, Sekretarë të Përgjithshëm, drejtorë etj. Shumë të korruptuar në kërkim ndërkombëtar!
Rama, më kot pretendon ta faturojë përgjegjësinë në përsona konkret. Është kokë e këmbë i zhytur me to!
Për shpërdorimin e fondeve, të buxhetit të shtetit, Rama caktoi tigrin e madh dhe tigrat e tjerë më të vegjël, duke i dhënë çelësat e kasafortës së lekëve të shtetit , për ti përdorur siç donte pikërisht Rama, në kundërshtim me ligjin financiar dhe prioritetet e nevojshme të vëndit.
Sigurisht, arrestimi i nëpunësit të lartë duhet përshëndetur, por aspak nuk është arritje.
Përgjegjësia shtetërore dhe politike bie direkt mbi dirigjentin e tyre Edi Ramën, sepse sistemi i ngritur nga ai promovon korrupsionin e pashmangshëm.
Sistemi i ngritur nga Rama dhe shpura e tij nxisin korrupsionin në çdo drejtim, duke goditur tregun dhe duke e mbajtur shoqërinë shqiptare larg rregullave e vlerave.
Edi Rama, sistemin e ka ngritur për vete dhe tigrat e tij të financave, për oligarkët dhe të korruptuarit.
Shëmbja e këtij sistemi vdekjeprurës për shqiptarët dhe vendin kërkon një vullnet të fortë politik. Larg modeleve të 80 viteve të fundit.
Klasa politike e ka për detyrë të ndërtojë sistemin e ri në vendin tonë, sistemin e vlerave.
Ashtu siç SHBA-të e kanë përcaktuar qartë si prioritet luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, po ashtu klasa politike shqiptare duhet rë ketë prioritet kombëtar luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Me Edi Ramën dhe trëkëndëshin e turpshëm shqiptarë, vëndi ynë vetëm do të ndjejë mplakje e braktisje nga rinia e pa shpresë.
Është momenti për t’i goditur përfundimisht.
Për këtë klasa e re politike ka mbështetjen e hapur të SHBA-ve dhe BE-së.