Bisedimet për arritjen e armëpushimit në Ukrainë, mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite kanë filluar. Ndërkohë që mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto e para të takimit mes SHBA-Rusi.

Pala amerikane ka theksuar se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me fillimin e negociatave, por për të përcaktuar nëse Rusia është “serioze” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Rusia thotë se prioriteti i saj është fillimi i normalizimit të marrëdhënieve me SHBA-në.

Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe nuk dihet nëse do të ketë një konferencë të përbashkët mes palëve.
