Nikoll Lesi i jep Altin Dumanit, çmimin “Njeriu i Vitit”

0

Sot, Altin Dumani, kreu i SPAK, ishte te redaksia e gazetës “Koha Jonë”, ku mori çmimin ”Njeriu i Vitit 2023″.

“Njeriu i Vitit” është çmimi më i lartë që kjo media jep, teksa këtë çmim e kanë fituar ndër vite Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, Armando Broja, futbollisti shqiptar që luan në Premier League angleze, Dritero Agolli etj.

Altin Dumani theksoi se ky çmim është i krejt trupës së SPAK, BKH,etj.
Botuesi dhe drejtori i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi bashkë me ish-gazetarin e “KJ”, Lorenc Vangjeli, i treguan zotit Dumani historinë e gazetës me të madhe me anë të fotove që janë redaksinë e kësaj media.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu