Netanyahu bën thirrje OKB-së për largimin e menjëhershëm të trupave paqeruajtës nga Libani jugor

0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të largojë forcat paqeruajtëse në Libanin jugor “menjëherë”.

Zoti Sekretar i Përgjithshëm, largoni forcat UNIFIL nga rreziku. Kjo duhet të bëhet menjëherë, menjëherë,” tha Netanyahu në një deklaratë video të lëshuar nga zyra e tij.

Në fillim të këtij muaji, Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, e shpalli Guterres persona non grata pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Të enjten, dy paqeruajtës indonezianë u plagosën duke rënë nga një kullë vëzhgimi pasi tanket izraelite qëlluan drejt saj.

Të premten, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pranuan se trupat e saj ishin përgjegjëse për një incident në të cilin dy ushtarë të Sri Lankës, në Naqoura, u plagosën dhe se ngjarja do të hetohej.

Dhe Kombet e Bashkuara, të shtunën, thanë se një tjetër paqeruajtës u plagos nga të shtënat me armë në jug të premten, megjithëse shtoi se nuk dihej origjina e zjarrit.

Në një deklaratë të përbashkët të postuar në X, nga misioni polak i OKB-së, vendet thonë se sulmet ndaj Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (Unifil) “duhet të ndalojnë menjëherë dhe duhet të hetohen në mënyrë adekuate”.

“Ne e konsiderojmë rolin e Unifil si veçanërisht vendimtar në dritën e situatës në rritje në rajon,” shton deklarata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu