“Nëse dal jashtë këtij burgu, ty do të të vras”, avokatja: Vrasësi më solli letër në derë…

0

Ju nuk keni nevojë për Viagra nëse e bëni këtë një herë në ditë

Nëse një mashkull është i lodhur, unë i jap këtë – seks për 4 orë

Bëjeni këtë disa minuta para seksit që të zgjasë 3 orë!

Ereksioni i fortë dhe seksi për 2-3 orë: thjesht shtoni në darkë
“Nëse dal jashtë këtij burgu, ty do të të vras”, avokatja: Vrasësi më solli letër në derë…

Në ndarjen e momenteve të vështira gjatë karrierës, avokatja Margarita Kola rrëfen për herë të parë në “Rudina” në Tv Klan një çast kritik. Ndërsa ndiqte një rast të një vrasjeje makabre ku mbronte viktimën, vrasësi i cili vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor e kërcënon. Një javë më vonë, në derën e avokates mbërrin një letër që ajo e ruan ende, përmbajtja e së cilës ishte ngjethëse.

Margarita Kola: Unë kam një moment, kam disa momente të vështira por këtë do ta ndaj për herë të parë në këtë studio, ndoshta edhe familja ime që e dëgjon do të shqetësohet sepse nuk ua kam thënë asnjëherë. Para pak kohësh, një i dënuar me burgim të përjetshëm, unë mbroja viktimën e cila kishte vdekur në duart e tij dhe ishte copëtuar, ai kishte probleme të tipit mendor, më kërcënon në sallën e gjyqit dhe më thotë që “ti je e dënuar si mua me burgim të përjetshëm.
Pas një jave të asaj, më mbërrin një letër nga një kushëri i tij ku ai shkruan dhe thotë që “nëse ndonjë ditë do dal jashtë këtij burgu, ty do të të vras”. Unë kam buzëqeshur, e kam marrë atë letrën, nuk ia kam treguar asnjëherë familjarëve të mi, kjo është hera e parë që po e ndaj me ju dhe këto janë momente të vështira të profesionit tonë.

Rudina Magjistari: Letrën ti e ruan?

Margarita Kola: Unë e ruaj letrën, por ai është një person me probleme të rënda të shëndetit mendor. Ka vrarë gruan e vet dhe kunatën e vet, i ka copëtuar dhe i ka futur në frigorifer. Është ngjarje makabër, unë e di nga psikologjia ligjore që këta janë të papërgjegjshëm, kështu që unë në këtë kuadër unë nuk e marr seriozisht, por janë momente të vështira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu