Edhe pse në kundërshtimin e fortë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili e quajti si vizitë të panevojshme, është caktuar vendi ku kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalimin e tij në Greqi në 12 maj.
Mediat greke shkruajnë se stadiumi i Galatsit tashmë është “bllokuar” për fjalimin e Edi Ramës.
Leja është dhënë nga shoqëria shtetërore e pasurive të paluajtshme dhe kontrata e qirasë është mbyllur nga personi privat që administron një pjesë të objekteve olimpike.
Kujtojmë që edhe opozita greke ka shprehur kundërshti për këtë vizitë. Kreu i SYRYZAS Stefanos Kasselaqis, e quajti provokim vizitën e Ramës, pasi sipas tij po e mban takimin ditën që shënon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.