Në sytë e Linda Karçanajt janë rrëmbyer njerëz, Edi Rama i bën presion Prokurorisë për AKSHI-n që baxhanaku i tij Armand Frangu të mos shpallet në kërkim

0

Kryedemokrati deklaroi në konferencë me gazetaret, se ‘Edi Rama po bën gjithçka që baxhanaku i tij të mos shpallet në kërkim si person i akuzuar për krime të rënda’.

Po ashtu Berisha u shpreh se në sytë e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj janë rrëmbyer njerëz dhe janë zhdukur miliona euro, në një kohë kur ‘Rama deklaroi se kishte respekt për të’.

“Po kështu Edi Rama po bën presionin më të madh ndaj prokurorisë për AKSHI-n, për Lindën e AKSHI-t, pas të cilës dihet se qëndron Linda e Surrelit. Po bën çdo lloj presioni në mënyrë që baxhanaku i tij, Armando Frangu, kunati i floririt i Lindës së Surrelit, të mos shpallet në kërkim si person i akuzuar për krime të rënda.

Të gjitha ndodhitë e AKSHI-t, për të cilin ky tha se kishte respektin maksimal për Lindën e AKSHI-t, Linda e AKSHit ishte për të njeriu i respektit maksimal, pacaka se para syve të saj janë marrë pengje, janë zhdukur qindra e qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptare, që të gjitha në funksion të familjes Rama të Surrelit, që të gjitha pa përjashtim në funksion të Armando Frangut.

Pra, Rama tani nuk ka asnjë interes për asnjë qytetar tjetër në Shqipëri përveç Lindës së tij, Armando Frangut dhe familjes së tij. Dënoj këto qëndrime me forcën më të madhe u bëj thirrje qytetarëve të angazhohemi për të nxjerrë sa më shpejt Shqipërinë nga kthetrat e këtij klani mafioz të rrezikshëm, aktualisht më i rrezikshmi në Europë dhe ndër më të rrezikshmit në botë”, tha Sali Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu