“Në Sharrë ka vetëm groposje primitive”, Meta: Rama të dalë para drejtësisë!

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se projekti për inceneratorin e Tiranës i ka futur në borxh të gjithë qytetarët e kryeqytetit për 30 vite, në shërbim të mafies së inceneratorëve.

Përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ku ka ndarë edhe një video, Meta thotë se është e provuar se në landfillin e Sharrës ka vetëm groposje të mbeturinave, por sipas tij, kompania offshore e lidhur me Edi Ramën paguhet dyfish në kurriz të qytetarëve të Tiranës të cilët vidhen pacipësisht nga banda që qeveris përmes mashtrimeve dhe kapjes së shtetit.

Meta shtoi se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të dalin përpara drejtësisë.

Reagimi i Metës:

Mega-Firma e paligjshme që i dha jetë veprës korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e Erion Veliajt, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.

Me këtë firmë të paligjshme, Erion Veliaj i ka futur në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias të inceneratorëve.

Është e provuar botërisht se në landfillin e Sharrës ka vetëm groposje si në Bushat të Shkodrës, por këtu kompania offshore e lidhur me Edi Ramën paguhet dyfish në kurriz të qytetarëve të Tiranës të cilët vidhen pacipësisht nga banda që qeveris përmes mashtrimeve dhe kapjes së shtetit.

Në Sharrë nuk ka incenerim, as diferencim, as riciklim por ka vetëm groposje primitive dhe hajdutëri pakufi!

Kemi qartazi një organizatë kriminale të drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët duhet të dalin të dy para drejtësisë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu