Në pak orë zbardhen 25 pasuritë e sekuestruara të Sheikut Jamarbër Malltezit

0

Burime për Maska.al kanë bërë publike pasuritë e sekuestruara të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit. Janë gjithsej 25 pasuri të sekuestruara pas arrestimit të tij ditën e shtunë me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme prona tek ish-klubi Partizani.

Tek ky truall Malltezi është bashkëndërtues me kompaninë e ndërtimit Kotankt, me pronar Fatmir Bektashi. Malltezit i është sekuestruar 100% e kuotave të kapitalit themltar të shoqërisë Magnet IMO.

Gjithashtu Malltezit i është sekuestruar vila në Gjirin e Lalzit, 45% të kuotave në emër të tij në shoqërinë Homeplan, 60% të kuotave në emër të tij të shoqërisë Magnet Gym&Fit.

Sakaq dhëndrit të ish-kryeministrit i janë sekuestruar edhe disa apartamente në Tiranë, përfshirë edhe ato të ndërtuara tek ish-klubi Partizani në bashkëpunim me Fatmir Bektashin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu