Në Itali prangoset koka e mafies, në Tiranë mafiozët kapardisen dhe maskohen si gazetarë, puro, verë dhe pazare me politikanët

0

Arrestimi i bosit të mafies Mateo Mesina Denaro është lajmi që ka pushtuar mediat botërore.

Brohoritjet dhe entuziazmi i qytetarëve siçilianë në këto çaste është duke u pasqyruar nga ekranet e televizioneve të botës.

Karabinierët italianë arrestuan bosin më të kërkuar të mafias në vend, Mateo Denaro, pas 30 vjetësh arrati“, “Andrea Bonafede ishte identiteti i rremë i tij“, “Donaro ka një sëmundje të pashërueshme dhe nuk mund të kurohej aty ku fshihej” – janë titujt lajmeve entuziaste që, ndoshta, jo shumë realisht, kanë krijuar perceptimin se mafia mori goditje fatale dhe u mund përfundimisht…

Ish gjyqtari i njohur italian Pietro Grassa, në intervistën e tij menjëherë pas arrestimit të bosit të mafias, e kundërshtoi këtë opinion.

Ai pranoi që goditja që pësoi mafia me arrestimin nga policia e bosit të saj Mateo Demaro ishte shumë e rëndësishme, por jo edhe asgjësuese.

Ndërsa Salvatore Borselino, vëllai i prokururit legjendar Pietro Borselino, në intervistën e dhënë për këtë ngjarje, ishte edhe më pak entuziast me deklaratat e tij.

Ai shprehu habinë që në momentin e arrestimit Demaro ishte pa pranga në duar. Megjithëse u kap në një klinikë ku kurohej për një tumor, Salvatore Borselino shprehu mendimin se:

Denaro duhej të shoqërohej për në furgonin e policisë i prangosur si Toto Riino. Dukej sikur po respektohej nga policia… Me mafian nuk negocohet por luftohet.”

Gjithashtu ai deklaroi se: “Drejtësi do të kemi vetëm atëherë kur të gjejmë cilët janë negociatorët e mafias“.

Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të japin shembuj në goditjen e mafies dhe karteleve të drogës.

Por teksa Italia goditi kokën e mafies, i cili do ta kalojë jetën në qeli, në Shqipëri, mafiozët dhe kaqolët e drogës, kapardisen rrugëve me makina luksoze dhe roje, lokaleve dhe madje shantazhojnë drejtësinë, bizneset, institucionet shtetërore etj.

Ndërsa mafiozët në Itali fshihen skutave dhe u harrohet fytyra, mafiozët e Tiranës kanë guximin dhe maskohen si gazetarë, shantazhojnë dhe pastrojnë paratë e drogës në emrin e lirisë së mediave.

Ndërsa pobliku në Itali duartroket arrestimin e mafiozëve, në Tiranë mafiozët flasin në emrin e publikut, janë në aleancë me politikanë, shfaqen duke pirë puro dhe verë, dhe madje mbështesin opozitën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu