Në Inceneratorin e Fierit, doli “Lepuri i madh”, u zbulua skandali i landfillit të Tiranës

0

Bashkitë e qarkut të Fierit kanë filluar të paguajnë inceneratorin, i cili nuk punon.

Pra, në Fier është një incenerator i përfunduar, pretendohet, i paguar nga shteti, por që ende nuk ka hyrë në funksion të plotë të tij.

Bashkitë kanë filluar për mbetjet e tyre që çojnë tek inceneratori të kryejnë pagesa.

Deri këtu gjithçka është “ok”. Më në fund një incenerator që përfundon së afërmi mund të ndizet e të tjera argumente si këto.

Inceneratori i Fierit zbulon skandalin e landfillit të Tiranës

Po, ka diçka në krahasim me inceneratorin e Tiranës.

Farudin Arapi, i cili është administratori i shtetit për inceneratorin e sekuestruar, pra janë një grup personash të arrestuar dhe të akuzuar për korrupsion, ka përcaktuar çmimin 12 euro/ton për mbetjet që bashkitë apo subjektet çojnë në këtë incenerator.

Inceneratori i Fierit zbulon skandalin e landfillit të Tiranës

Ndërsa në Tiranë, edhe pse nuk ekziston inceneratori fare, pas 6 vitesh, çmimi është 29 euro/ton.

Pra, një diferencë prej 17 euro/ton, që vërteton atë akuzë që kanë ngritur mediat se vlera e përcaktuar për përpunimin e mbetjeve nga inceneratori i Tiranës në kontratën koncensionare të landfillit është mjaft e lartë dhe shumë e shtrenjtë në krahasim me shërbimin që ofrohet.

Edhe pse sot inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare, pra në Tiranë nuk ka incenerator pas 6 vitesh, investimi 128 milionë euro nuk është kryer, shqiptarët, taksapaguesit, qytetarët duhet të paguajnë 29 euro/ton, ndërsa në Fier, ku ekziston inceneratori duhet të paguajnë vetëm 12 euro/ton.

Pra 17 euro më shumë, siç e theksuam më lart.

Ku është ndryshimi?

Në Fier me incenerator paguajnë 12 euro/ton, në Tiranë pa incenerator paguhet 29 euro/ton.

Duket qartazi diferenca e madhe e vlerës, e cila në total shkon në miliona e miliona euro para që paguhen nga shqiptarët e varfër për inceneratorin që nuk ekziston dhe për landfillin e Tiranës që është përfshirë në skandale, ku administratorë dhe aksionerë të saj janë arrestuar dhe po gjykohen nën akuzën për korrupsion, përfshirë këtu edhe personat që fshihen pas tyre, siç janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që quhet “truri” i incenerarorëve, njeriu që ka ndërtuar skemën e korrupsionit që nga Elbasani në Fier e deri në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu