Në gjithë botën po flitet për Edi Ramën dhe ish-agjentin e arrestuar të FBI-së! (Veç Kimetja hesht)

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mediat shqiptare nuk duhet të heshtin para super-skandalit të arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, që kishte lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se sot të gjitha mediat ndërkombëtare flasin për Edi Ramën dhe lidhjet e tij me ish-agjentin McGonigal dhe pagesën prej 225 mijë eurosh që sipas tij ai ka marrë nga Rama.

Ai shtoi se mediat kanë detyrime të mëdha ndaj publikut dhe duhet të jenë transparente.

“Si mundet mediat të heshtin para këtij superskandali të përmasave trans-atlantike. A e kuptoni ju se detyra kryesore e mediave është që t’i shërbejnë publikut, jo ta rethojnë me mure censurën. Janë të gjitha mediat e botës që flasin sot për Edi Ramën, dhe jo mediat e Shqipërisë. E paimagjinueshme!

Sikur flitet për kryeministrin e Burkina Fasos, dhe jo për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Një njeri që u shpreh se jam krenar me agjentin McGonigal dhe se e ka paguar atë me 225 mijë dollarë. Një dorë, po kush i di duart e tjera.

Unë mendoj se mediat kanë detyrime të mëdha ndaj publikut”, është shprehur Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu