Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Në eklips
Mbi vesën, me mëngjesin po endemi bashkë në shetitje,
kënvështrime që prekin deri në parajsë,
fluturim, puhiza vjen leht na përkedhel shpirtin,
lumturia na mbështolli në grushtin e sajë.
Zbresin zhurmshëm ecje thumbuese,
mbi kohën e përzgjedhjes të magjishmes,
për ti prish të bukures, bukurinë e saj,
si qilim mbretëror qe shtruar,
kjo mbulesë e bukur mbi gjithçkanë.
Tundimit, mendjendritura ju largua,
iku e shkoi në strehën e saj,
përtej teje që nuk njeh kurr cak,
që shpirti i ngushtë të çon në eklips,
që çdo mirësie egon ja flak.








