Shkruan Zef Ndreka
Gjithnjë, është populli që ka përgjegjësi për liderin, që del në krye e qeverisë!
Ashtu, siç është vota e popullit që zgjedh kush do të qëndrojë në opozitë.
Në zgjedhjet e 11-Majit, populli në shumicë absolute rizgjodhi Edi Ramën dhe PS-në të drejtojë Shqipërinë edhe 4-vitet e ardhshme.
Po ashtu, populli me vota i caktoi vëndin PD-së në opozitë, por duhet theksuar se në vetëvete zgedhjet ishin më tepër referendum anti berishë.
Gjithmonë më kanë munduar pyetjet sidomos në rastin e popujve e vendeve si shqipëria, që kanë dalë prej diktaturës, prej pushtimeve të pa drejta, prej luftrave të përgjakshme dhe pa tradita demokratike:
– Çfarë përgjegjësie kanë popujt për liderin që zgjedhin?!
-A ka çdo popull qeverinë që meriton?!
– Lideri që zgjidhet nga populli me votë a është mishërim i popullit të tij?!
Historia na ka dhënë shembuj dhe na ka mësuar se popujtë kanë zgjedhur lidër të mirë, apo më të keq se ç’e meritojnë.
Por rrethanat politike janë faktorët kryesorë, krahas atyre gjeografike e historike për liderin e vendit.
Në vitët kur ra sistemi komunist në Shqipëri, katovica e Ramiz Aliaj-t u kujdes që në krye të PD-së e pastaj të vendit, të zgjidhej lidër një komunist si Sali Berisha, i cili luajti lojën e tyre, në tallje e përçmim me pronarë e ish pronarë, me të përsekutuar e të përndjekur, me privatizime e reforma antidemokratike, me shkatërrim te gjith industrise së lehtë e ushqimore, të industrisë së naftës dhe industrinë e rëndë, duke e dobësuar sa mundi shtetin shqiptarë.
Më pas, sjellja e tij antikombëtare, me furnizimin e makinerisë ushtarake të Millosheviçit me naftë duke thyer embargon, vjedhjet e votave në 1996-tën, rrezikun e luftës civile në 1997-tën, ndërtimin e sistemit të piramidave financiare duke vjedhur popullin e tij, vrasjet e ndryshme, Gërdeci, minimi e sistemit të drejtësisë, shkatërrimin e demokracisë etj, janë bëmat kryesore të këtij lideri.
Më tej, shkatërrimi i opozitës dhe lënja si jetim e demokratëve në një sistem demokratik pa mundësi rrotacioni politik, vetëm e vetëm për hallet përsonale e familjare prej shpalljes non grat-a për korrupsionin që ka kryer në kohën e autoritarizmit të tij absolut.
Por, a e meritonte populli ynë këtë lidër për shumë vite, dhe a e meriton PD-ja ende lidër tani pas humbjes madhështore?!
Sidoqoftë është punë e demokratëve memecë.
Më kot Berisha flet për diktaturë tani, për të justifikuar qëndrimin në krye të PD-së.
Pas 30 e kusur vitësh demokraci, populli ynë është pjekur dhe nuk mund të zgjedhë më diktatorë!
Diktatorët në demokraci nuk votohën!