Në Bashkinë e Lezhës numërohen më shumë se gjysma e kutive, Pjerin Ndreu kryeson me mbi 1500 vota kundret Pashk Gjonin

0

Në Bashkinë e Lezhës janë numëruar 77 nga 126 kuti votimi në total dhe kryeson kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me 53.76 % të votave, ndërkohë që kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Pashk Gjoni ndjek me rezultat të ngushtë me 46.24 % të votave.

Bashkia Mirditë ka 48 kuti votimi gjithsej dhe deri tani janë hapur 35. Kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi që ka marrë deri më tani  54.75 % të votave të numëruara. Sakaq, kandidati i PS, Ndrec Dedaj është në kuotat e 45.25%.

Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 17 nga 74 kuti kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 55.93% të votave përkundrejt 44.07% të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu