Ndërtoi pallat pa leje në pronë publike, ndalohet biznesmeni Sino Llanaj! Kush është sipërmarrësi, rreth 2 vite më parë u arrestua me armë

0

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia.

IKMT ka bllokuar 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje, ndërsa ka nisur procedura për shembjen e objektit.

Pallati, i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj, raportohet se ishte në shkelje flagrante të rregullave të ndërtimit.

Kujtojmë që sipërmarrësi u arrestua më 12 janar 2024 për armëmbajtje pa leje në autostradën Fier-Vlorë.

Gjithashtu, tek pallati i tij te ish-parku 120 familje s’janë futur në banesa prej konfliktit që ka me ortakun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu