Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço duke analizuar punën e Prokurorisë së Posaçme, deklaroi se SPAK po punon për shqiptarët.
Gjatë fjalës së tij, Karamuço nënvizoi se ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete. Ai gjithashtu paralajmëroi se në zgjedhjet parlamentare ka shumë gjasë që të ketë arreste flagrancë.
“SPAK po punon për popullin shqiptar sepse edhe me takimet që ka bërë së fundmi me ndërkombëtarët nuk i ka bërë kot. Ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete me të gjithë kandidatët që nuk i kaloi filtri… Ato që ka çuar KQZ në prokurori në verifikim të thelluar janë 16, kanë disa indicie, ndryshimi i mbiemrit…KQZ duhet të kishte çuar më shumë. Ndërkombëtarët të thonë ja ku i ke, shikoni çfarë do të bëni me ta.
Nuk janë vetëm ata që i njohim…Ndërkombëtarët janë të shqetësuar, sepse edhe dosjet janë të 2024 janë grupe të reja…Ne nuk dimë akoma kujt nga politikanët i ka ardhur non-grata e këto…Se këta nuk e thonë….Edhe në kuadër të rekordeve që janë mbajtur për krime zgjedhore, për disa prej tyre kandidatura për zgjedhjet e mëparshme. Ka shumë gjasa që në zgjedhje do të ketë arreste flagrancë…”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës.