Nacionalizëm folklorik në Konferencën e Ambasadorëve

0
Shkruan Zef Bushati
Edi Rama ne Konferencen e Ambasadoreve përmendi Turqinë, Greqine e Italinë si miq tradicionalë dhe partnerë të Shqipërisë, ndërsa theksoi që të rritemi si komb e shtet, duke lënë mënjanë si “ Nacionalizmin Folklorik” ashtu edhe “Kompleksin e Inferioritetit”. Rama e atakoi Nacionalizmin Folklorik, duke shprehur indirek vlersim per Nacionalizmin Propagandistik. Por ku ndryshon ne diplomaci Nacionalizmi Folklorik nga Nazionalizmi Propagandistik?
Në diplomaci ky dallim është i rëndësishëm dhe ndikon në mënyrën se si një shtet përfaqëson dhe promovon identitetin e tij kombëtar. Nacionalizmi folklorik përqendrohet në ruajtjen dhe promovimin e traditave, zakoneve, gjuhës, dhe kulturës së një kombi. Ai lidhet ngushtë edhe me aspektet etnike të një kombi. Synon të forcojë ndjenjën e identitetit kombëtar përmes kulturës, promovimit të festave kombëtare, folklorit, muzikës tradicionale, dhe gjuhës amtare. Në diplomaci, nacionalizmi folklorik shpesh përdoret për të ndërtuar ura komunikimi.
Nacionalizmi Propagandistik është një formë më e drejtuar dhe shpesh më agresive e nacionalizmit, ku një shtet përdor mjetet e propagandës për të promovuar interesat e tij kombëtare. Kjo formë e nacionalizmit është më e përqendruar te politika dhe shpesh përdoret për të legjitimuar veprimet e një qeverie ose për të mobilizuar popullin në mbështetje të një politike të caktuar.
Ka për qëllim të forcojë ndjenjën e identitetit kombëtar përmes mesazheve politike dhe shpesh përfshin një përbërës të fortë , duke nënvizuar rrezikun nga të huajt ose duke glorifikuar kombësinë e vet. Nacionalizmi propagandistik mund të përdoret për të justifikuar politika të jashtme agresive, për të krijuar aleanca strategjike, ose për të mobilizuar mbështetjen e brendshme në kohë krize. Ai mund të përkeqësojë marrëdhëniet ndërkombëtare nëse përdoret për të sulmuar ose denigruar vendet e tjera. Nacionalizmi nuk është thjesht atdhedashuri.
Ndërsa atdhedashuria është dashuria dhe përkushtimi ndaj vendit dhe popullit, nacionalizmi ka një komponent politik, që mund të përfshijë bindje për epërsinë e kombit të vet mbi të tjerët. Por duhet kujdes se Nacionalizmi mund të marrë forma të ndryshme nga “patriotizmi pozitiv e masiv”, deri te format më agresive që mund të çojë në konflikt me kombet e tjera. Ndersa diplomatet me kompleks inferioriteti kanë një mungesë vetëbesimi dhe ndjenja të pasigurisë, që ndikojnë në sjelljen dhe marrëdhëniet e tyre dipllomatike.
Si konkluzion edhe ne aspektin organizativ diplomacia po vepron jashte korrnizave ligjore, ku shpesh vihen re paaftesi e inferioritet nga mjaft dipllomate te cilet nuk njohin as nocione diplomatike, qofshin ato folklorike, propagandastike apo patriotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu