“Na thanë do qëllojmë në orën 13:00”, Trump flet sërish për sulmin e Iranit në Katar: Ishin shumë të sjellshëm. Evakuuam të gjithë bazën

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në samitin e NATO-s se iranianët i kishin dhënë SHBA-së një paralajmërim paraprak përpara se të sulmonin bazën amerikane në Katar.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Teherani kishte njoftuar për sulmin raketor, në shenjë hakmarrje 1 ditë pasi avionët B-2 bombarduan tre impiantet bërthamore të Iranit.

“Ata ishin shumë të sjellshëm. Na dhanë një paralajmërim. Thanë: “Do të qëllojmë, në rregull në orën 13:00′. Të gjithë u evakuuan nga baza”, tha ai.

Trump shtoi se “nga 14 raketat e qëlluara në bazën në Katar, të 14-tat u rrëzuan”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu