Na e hiqni Baton Haxhiun nga ekranet se na është bërë kancer i shqiptarëve!

0

Shkruan Milaim Nela

Baton Haxhiut nuk duhet ti jepet kohë televizive në një TV Opozitar JO e JO por në asnjë kanal televiziv shqiptar!

Është një mister i jashtëzakonshëm që një njeriu që njihet tashmë si njeri i Serbisë dhe punon pareshtur kundër interesave kombëtare shqiptare jo fshehtas apo i maskuar por krejt hapur dhe bile me arrogancë të jetë pjesë e debateve televizive në orët me audiencën më të madhe!

Eshtë akuzuar si bashkëpunëtor i Serbisë:

1. Nga Sllobodan Milosheviçi në sallën e gjyqit të Hagës,

2. Nga Veton Surroi i cili e ka përzënë nga mediumi KOHA pêr këtë arësye pra si spiun i Serbisë!

3. Eshtë akuzuar nga Albin Kurti si njeri i Serbisë në intervistë me Adi Krastën në mos gaboj në vitin 2019 kur akoma nuk ishte në pushtet!

4. Sipas të gjitha gjasave dhe çfare kemi parë publikisht është kumbara i lidhjes vëllazërore Rama-Vuçiç.

5. Është njeriu që para të gjithëve paralajmëroi ndarjen e Kosovës apo të ashtquajturin shkëmbim të territoreve!

6. Vazhdon një luftë të paepur ndaj liderit të Opozitës Sali Berisha që ditën që Aleksandar Vuçiç u shpreh kundër Sali Berishës para zgjedhjeve të Prillit 2021!

7. Vazhdon sot e kësaj dite të deklarojë se shkelen të drejtat e serbëve në veri të Kosovës dhe ndarja e Kosovës është akoma në tavolinë.

Dhe ky akoma qaset në studiot që mbahen si opozitare!?

Ka ardhur koha të na tregoni si dhe pse i jepet hapësirë!?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu