Muhaxhedinët e Manzës ose Hackerat iranian të Saliut

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Avash avash po bëhemi shtet shtrat shtesash terrorizmi.

Iranianët e Manzës, ose Hackerat iranian të Saliut, siç i kemi quajtur ne në momentin e parë që sulmuan  të dhënat e sigurisë sonë kombëtare, u bënë opozita e rrezikshme e qasjeve të Shqipërisë drejt integrimit në strukturat euro atlantike.

Muhaxhedinët e Manzës ose Hackerat iranian të Saliut

Organizata MEK, ose Muxhahedin e Khalk, lindi si aktivitet më 1963 në Iran, me synimin për t’iu kundërvënë influencës perëndimore në vend dhe për luftuar regjimin laiko- autoritar. Pasi edhe perëndimi gjeti belanë me ta, që nga Revolucionin i Ruhollah Khomeinit më 1979, ku ideologjia e ndërthurjes mes marksizmit dhe islamizmit, binte ndesh me atë të ajatollahëve nisi kujdesi amerikan, t’ia faturojmë kujt të mundemi këtë organizatë problematike.

Më 1981, MEK u transferua në Paris dhe pas 5 vitesh në Kampin Ashraf, në veri të Bagdadit, ku edhe prej aty ndihmuan terroristin e famshëm Sadam Husein në luftën kundër Iranit, por edhe la gjurmë të zeza në shtypjen e kurdëve.

Kamp pas kampi e krim pas krimi, kjo organizatë ka luajtur rol të dorës së parë, kundër paqes, derisa u transferuan në Shqipëri nën kujdesin e Sali Berishës, me qëllimin e qartë, që Shqipëria ta kishte të pamundur integrimin në BE.

Kudo ku kanë shkuar kanë qenë problematikë.

Të paparashikueshëm, ‘minë me sahat’ për sigurinë tonë kombëtare, mund t’i përkufizonim. Pasi ja drejtuan tytën të vetëve, Bablokut që njëlloj si Sali Berisha, u ofroi shtëpi e mikpritje, dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, njërës nga tre diplomatët amerikanë që ju siguruan ajër të pastër Ballkani, po mbushin me gaz karbonik Evropën.

Po, prej tyre, pas dyerve të Europës ka sherr.

Nuk jemi ne ata që ishim. Kemi me vete edhe pak Iran.

Po thua ti, sa ndodh që Shqipëria e zë këtë Iran, si ka mundësi që Europa nuk e suporton këtë Shqipëri?!

Ne që edhe germat i zgjedhim andej ku ka më shumë tis diplomatik, plasaritjeve të mëdha e plot terr të kësaj Bote të vogël, vërejmë me lupë, se politika të tilla jo vetëm janë sëmundje e keqe, por edhe fyese, sa dikush e konsideron zemrën e Europës si kulturë e zhvillim Indian apo Iranian.

Aktivizimi dialektik i ndërlikimeve, po frymëzohet edhe si paprekshmëri e hajdutëve të pushtetit despotik, në këtë vend ku nuk gjen as hapësirë gjeografike qytetërimi.

Marrja në mbrojtje e opozitës iraniane dhe shkatërrimi i asaj shqiptare, edhe pse nuk u bë me shkëmbim, ka shkëndija që i ngjajnë njëra tjetrës.

Hendeku mes Shqipërisë dhe BE-së po zgjerohet.

Fazat e njohjes dhe shijet e banorëve të këtij vendi, po pengohen sa kohë motori i lëvizjes drejt BE-së, ka “karburant” iranian.

Ekselenca e spiunëve dhe problemorëve të Iranit, e papërballueshme edhe për Amerikën, nuk është jashtë logjikës se do na lënë për gjithmonë pas dyerve të BE-së.

I sulmuar tashmë nga hackerat iranianë, Babloku u zgjua trembshëm dhe nisi reprezaljet e para në kampin e Manzës, por pa i çuar mirë serverat e dyshuar në SPAK, i del opozita në rrugë; Mos guxo t’i prekësh, ata janë miqtë tanë, na i ka sjellë Amerika në besë.

Muhaxhedinët e Manzës ose Hackerat iranian të Saliut

Muxhahedinët kanë status si Organizatë Opozitare që kundërshton qeverinë e Republikës Islamike të lranit, dhe kanë status politik të mbrojtur nga Organizata Botërore për Refugjatët.

Rezidenca dhe rezistenca e tyre ka ngritur tensionet e para që mund të agravojnë në ditët, javët, muajt e vitet e ardhshme. Si nisje, gjatë një kontrolli për dyshime të sulmeve kibernetike, është regjistruar djegie e materialeve kompromentuese, dokumenteve sekrete, hard- disqe dhe kompjuterë si dhe ka pasur një viktimë, 37 të plagosur e 18 policë të lënduar.

Veç tjerave edhe keqinformimi i publikut sjell konflikte.

Nga njëra anë, shërbimet inteligjente ngarkojnë me përgjegjësi për hackerimin e sigurisë tonë kombëtare Iranin zyrtar, në anën tjetër bëhet “luftë” me Iranin opozitar në Kampin e Refugjatëve në Manzë.

Po pse t’i biem anash?

Epiqendra është në substancën e lëkundjeve të perspektivave integruese, sa nuk mundemi të mos lëshojmë kushtrimin sa nuk është vonë, se Muhaxhedinët e Manzës, ose Hackerat iranian të Saliut po pengojnë integrimin në BE./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu