Moska ka shpallur armëpushim për 36 orë.
“Duke marrë parasysh thirrjen e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill , kam porositur Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të prezantojë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e kontakt me Ukrainën. Në bazë të faktit se një numër i madh qytetarësh të besimit ortodoks jetojnë në zonat e luftimit, kërkojmë edhe nga pala ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në ditën e Lindjes së Krishtit”, thuhet në deklaratë.