MOS E BËNI! Letër e hapur për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

0

Shkruan Fatos Tarifa

Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!!

Ju përshëndes!

Thjesht dhe modestisht, por edhe mjaft i preokupuar si një qytetari kësaj republike dhe si një intelektual publik i angazhuar, kam një këshillë miqësore për ju, të cilën shpresoj se një pjesë e juaja do e mirëkuptojnë.

Do të bëni gjënë e duhur, do të fitoni respektin e qytetarëve që ju kanë votuar (dhe të publikut të gjerë) dhe do të mbaheni mend për mirë nëse nesër, kur të votoni miratimin e ligjit për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, propozoni amendimin e tij, duke kërkuar që për deputetët dhe ministrat ky ligj të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare (të vitit 2025), pra që rritjen e pagës ta përfitojnë ata që do të zgjidhen apo emerohen në kabinetin qeveritar pas atyre zgjedhjeve.

Përpos të tjerave, Neni 3, paragrafi (e) i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Vendimi Nr. 61/2018) ju ndalon të vendosni për të rritur pagat tuaja si deputetë, pasi kjo është “nē konflikt interesi me detyrën” tuaj si deputetë. Ky nen kërkon që deputeti “të mos shfrytëzojë pozitën për interesin e tij personal”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu