Morali për rikthim, për fitore.

0
Shkruan Zef Ndreka
Ngado të shkosh, debatin shterpë në mes të demokratëve, pra të foltorës dhe PD-së zyrtare, mbetët kundershtimi i Berishës nga njëra palë, dhe i Lulzim Bashës nga pala tjetër.
Madje, më të shumtë janë nga pala e foltorës që theksojnë kushtin që Berisha duhet të ikën, por të ikë edhe Basha!
Kjo ide është futur në kokën e tyre enkas dhe ka më tepër qëllime dashakeqëse.
Ta analizojmë.
Argumenti i foltoristëve apo mbështetësve të Berishës non grat-a, veç të tjerash që lidhën me një vend pune, me vazhdimin e korrupsionit etj, mbetet se Berisha ka më shumë mbështetës dhe vetëm ai e rrëzon Ramën.
Ky argumenti i dytë bie, dhe foltoristët që e kanë ndjekur Berishën verbazi e kanë kuptuar këtë, ndaj edhe guxojnë ta artikulojnë largimin e tij si humbës, si i pamundur të rrezojë Ramën për 1001 arësye.
Argumenti i parë i tyre se Berisha ka më shumë ndjekës vlen për tu vlerësuar, pasi mua nuk më rezulton i tillë. Ja përse :
Berisha ka drejtuar PD-në juridikisht dhe praktikisht deri në ditën kur u shpall non grat-a nga SHBA-të. 30-vitet e drejtimit më dorë të fortë autoritarizmi, sigurisht që kishte krijuar strukturat e tij përmes “zgjedhjeve” demokratike siç dëshironte dhe bënte ai. Por koha kur Berisha drejtoi për dy mandate rrjesht qeverinë, rreth tij u bashkuan gjithnjë e më shumë demokrat që gezonin beneficet e pushtetit.
I gjithë ky kontingjent ia kishin për borgj Berishës, ndaj symbyllur e ndoqën me shpresën e humbur se ai do të mund ti kthente në pushtet. Edhe pse foltoristët e dinin se po mashtroheshin nga Berisha në rrugën e tij kundër SHBA-ve, për arësyet që thamë dhe një shprese të vakët për ndryshim, ato e mbështetën deri në zgjedhjet lokale, madje një pjesë e madhe e tyre pranoi edhe të trafikohej drejt partisë së spiunit Metaj i cili doli fituesi i vetëm i zgjedhjeve nga opozita, falë Berishës.
Lojrat politike pa asnjë princip të Berishës, kundër PD-së, koalicioni i turpit të tij me PL-në, jo vetëm që nuk shtoi mbështetje, përkundrazi. Berisha u varros politikisht përfundimisht.
Argumenti për Lulzim Bashën se nuk ka mbeshtetje bie. Ishte pikërisht Lulzim Basha që në zgjedhjet e 2021-it, mori plot 830 mijë vota dhe për arësyet që i kemi thënë shumë herë, nuk arriti të merrte qeverinë. Pikërisht për arësyet e ekzistencës në politikë të Berishës!
Por sot, analiza nuk ka këtë objekt.
Lulzim Basha, PD-ja dhe opozita e 2021-it i ka fituar zgjedhjet. SHBA-të dhe Europa ja kanë borgj PD-së dhe opozitës.
Pikërisht për këtë, Basha i dorëhequr padrejtësisht, i cili i la fushë të lirë Berishës për ta provuar vetën, apo për ta djegur vetën siç e dogji, ka moralin e rikthimit, të fitorës së demokratëve dhe PD-së për ndryshimin e vëndit.
Se sa mbeshtetje ka Basha, do e tregojnë demokratët dhe strukturat e qëndrestarëve të PD-së, të cilët në kohën më të keqe të mundshme, pa kryetar, pa financë, pa kandidatë, morën 104 mijë vota në zgjedhjet lokale.
Dalja e Bashës në fushatë për zgjedhjen e kryetarit është më se e justifikuar për arësyet e nevojes emergjente të PD-së për drejtim dhe pengesës për tu asimiluar ajo nga Berisha, i cili nuk lë gjë pa bërë për ta eliminuar e për ta patur mbarojë personale e familjare.
Argumentët e foltoristëve për mbështetës të Berishës bien.
Dihet se çdo udhëheqës kudo në botë ka mbështetësit e tij, mbase të përhershëm.
Edhe Berlusconi kishte, edhe Kancelarja Merkel, edhe Zhak Shirak, edhe Sarkozy, edhe Fatos Nano në Shqipëri etj.
Por kanë dhënë dorëheqjen sapo e kanë kuptuar se shumica e votuesve të vendit të tij nuk e votojnë.
Këtë e pati kuptuar edhe Berisha në 2013-tën kur u fundos me mbi 1 milion vota kundër dhe dha dorëheqjen.
Pra, problemi themelor mbetët: a ke shumicë mbështetësish per fitore?!
Berisha e ka provuar në 2013, në zgjedhjet lokale vitin e kaluar dhe në zgjedhjet e 14-Majit që shkoi.
Ndërsa Basha në 2021-in është vjedhur, dhe pritet të provohet në zgjedhjet e 2025 e ndoshta më parë…
Koha flet për demokratët, për bashkim e ndryshim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu