Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka treguar denoncime të reja lidhur me çështjen e inceneratorëve dhe depozitimin e mbetjeve në landfillin e Tiranës.
Përmes videoxhirimeve të realizuara me dron Kryemadhi ka prezantuar në “Opinion” gjithë ecurinë e një procesi që nga dërgimi i mbeturinave familjare në kazan, deri në depozitim, duke identifikuar se ato nuk diferencohen.
Njëkohësisht, nga studio e emisionit “Opinion” është realizuar një lidhje direkte me kamerat e vendosura në landfillin e Sharrës, ku janë treguar live pamjet e mjeteve që shkarkojnë mbetjet.