Mjeku Dervish Hasi kryente marrëdhënie në grup dhe filmonte aktet, videot i shpërndante në WhatssApp

0

Detaje të rënda janë zbardhur nga arrestimi i 42-vjeçarit Dervish Hasi me profesion kirurg, i cili u arrestua për shfrytëzim prostitucioni me të mitur.

Mësohet se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se 4 persona kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia u informua për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri në momentin kur e mitura shkoi në banesën e 42- vjecarit.

Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Më parë ai është hetuar për lidhje me grupet kriminale.

SPAK kishte dyshime se ai furnizonte me armë bandat në vend. Emri i mjekut Dervish Hasi, dhe roli i tij kanë dalë në dritë falë dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Enver Jamaku.

Ky i fundit ka treguar se në një rast ka qenë ai vetë që i ka çuar armët në shtëpinë e kirurgut.

Burime pranë prokurorisë thanë se në dëshminë e Jamakut, tregohet se në shitjen e armëve ishte i implikuar edhe djali i mjekut, shtetasi Enes Hasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu