Misteri: Diplomati amerikan gjendet i vdekur në një hotel

0

Një punonjës i Ambasadës amerikane në Kiev është gjetur i vdekur në dhomën e tij në një hotel të vendosur në qendër të kryeqytetit ukrainas.

Lajmi u konfirmua nga mediat ukrainase të cilat citojnë agjencitë e zbatimit të ligjit për këtë rast.

Diplomati amerikan, emri i të cilit nuk bëhet me dije u gjet nga stafi i hotelit Hilton.

Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune teksa hetimet kanë nisur.

Ambasada amerikane në Kiev reagoi për këtë ngjarje me një deklaratë të shkurtër duke thënë se

“Mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane nën autoritetin e shefit të misionit në Ambasadën në Kiev”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu