Mimoza Tela denoncon para Belind Këlliçit/ PS më kërkoi votën për 50-100 mijë lekë

0

Mimoza Tela, e cila pranon se eksponentë të PS-së i kanë shkuar në shtëpi dhe i kanë kërkuar vota në këmbim të 50 apo 100 mijë lekëve.

Ajo i tha kandidatit të opozitës se edhe pse është e varfër nuk ka pranuar të shesë votën.

“Kam edhe një nip të vogël, e kam 3 vjeç e kam në kujdestari, e kam unë se nënën e vet e ka shumë të sëmurë. Merrsha, dmth, atë KEMP-in, ja hoqën dhe e çuan në KEMP-in epror. KEMP-i epror më kërkoi 600 mijë lekë, ku t`i gjeja unë ato 600 mijë lekë që unë të merrsha KEMP-in e gocës. I kam bërë letër Erion Veliajt, i kam shkuar, dhe e kam kapur prezent te liqeni dhe i kam thënë: jam shumë në gjendje të varfër, më jep një rrugëzgjidhje, më ka marrë kështu dhe më ka dhënë të shtyrën. Çfarë duhet të bëja unë?! Dhe për 20 vota që kam unë dhe ka thënë për të gjithë njerëzit, do t’ju japim nga 50 ose nga 100 mijë lekë. Brenda në shtëpi na kanë ardhur. Pyeti dhe tek lagjja tjetër aty. Kanë ardhur këta të socialistes. Para nja dy tre ditësh kanë ardhur mu tek shtëpia, moj te shtëpia vijnë. Unë po e deklaroj në mes të njerëzve këtu dhe po e them. Po deshe të vijë dhe kryeplakja te shtëpia ime, se vjen të bën presion, të vijnë të marrin me makinë, të çojnë te qendra e votimit, të japin dhe lekët. Pavarësisht se unë jam fukara, por lekët nuk i kam marrë. Kam Zotin lart dhe Zoti e di. Unë megjithëmend jam tu vujt, mos i paça ato dy jetima që i kam rritur me gjak trupi, dhe nuk kam marrë asnjeherë lekë nga këto të PS. I lutem të gjithë këtyre njerëzve që janë, gabohen ndonjëherë njerëzit u japin nga 50 mijë lekë dhe ia japin PS, ta them troç unë, s’di. Atë 100 mijë lekë që të jep ai, ta merr prapë te dritat ose ke taksat. Po të nesërmen ku do shkoj unë? Hajde njëherë te shtëpia ime, shife gjendjen e shtëpisë time, se si po jetoj unë. A ka më keq ku po jetoj unë ku me bukë e ku pa bukë. Me një jetim që e kam, se jetimin po e mbaj unë” deklaroi Mimoza Tela.

Ndërkohë, Këlliçi falenderoi Mimoza Telën për kurajon dhe guximin që shpreh për të refuzuar shitjen e votës.

“Zonjë, ka momente që nuk ke përgjigje. Ky moment për mua është që të ngecin fjalët. Eshtë e paimagjinueshme se çfarë leksioni dhe ti, se çfarë të vërtete the, për të gjithë banorët, për të gjithë qytetarët dhe për të gjithë ata që shesin shpirtin për 50 mijë lekë, shesin votën për 50 mijë lekë. Dhe një njeri si puna jote, në këtë vështirësi ekonomike, t’i bëjë apel qytetarëve, mos shisni votën për 50 mijë lekë, kur ti merr 20 mijë lekë në muaj ndihmë ekonomike, është mesazhi më i vërtetë dhe më frymëzues që mund të jepet në një takim të tillë. Zonjë, prandaj politikanët nuk duhet të humbin kontaktin me popullin me qytetarët”, theksoi kandidati i opozitës për Tiranën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu