Milaim Zeka: Edi Rama “ra” në kurthin e pro-serbëve dhe pro-rusëve për shkëmbimin e territoreve

0

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar deklaratën që dha kreu i qeverisë Edi Rama për përfundimin e nismës “Open Balkan”.

I ftuar në emisionin “Review”, ai theksoi se Rama ra në kurthin e njerëzve pro serbë dhe pro-rusë për shkëmbimin e territoreve.

“Rama ra në kurthin e këtyre këshilltarëve për “Ballkanin e Hapur”. Rama dhe Thaçi ranë në kurthin e  njerëzve pro-serbë dhe pro-rusë për shkëmbimin e territoreve. Nuk e di nëse do normalizohen marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës”- tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu