Miku i Taulant Ballës dhe i vënë nën hetim për korrupsion, kush është Kastriot Gurra që Alma. K “përmend” tek video me Gjicin

0

Në videon e dytë të publikuar nga gazetari Artan Hoxha në lidhje me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit ku shihet duke kryer marrëdhënie intime me Alma. K ësht zbuluar një tjetër skandal.

Pasi Gjici kreu marrëdhënie intime me vajzën ai i premtoi asaj një tender që kishte të bënte me sterilizimin e qenve.

Siç dëgjohet edhe në videon e plotë të regjistruar në Bashkinë e Kukësit, Alma.K pasi ka “mbaruar punë” në zyrën e Safet Gjicit, është drejtuar për në zyrën e nënkryetarit Granit Gjana.

Gjatë bisedës me Gjanën, Alma.K thekson se projekti i saj për strehimin e qenve të rrugës është një histori suksesi, duke sjellë si shembull Bashkinë e Librazhdit.

Por koha për të cilën Alma.K flet kryetar në këtë bashki ishte Kastriot Gurra.

Po kush është Kastriot Gurra?

Në vitin 2020 Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet për këtë ish-kryebashkiak.

Ndërkohë, në media u raportua se padia ndaj Gurrës ishte ngritur nga Lëvizja Qytetare Sopoti, me përfaqësues Rexhep Hanën, audit i brendshëm në bashkinë e Librazhdit.

Kastriot Gurra njihet gjithashtu si një nga njerëzit më të besuar të Taulant Ballës.

Në kohën kur ishte në krye të bashkisë ai punësoi gruan e tij si drejtoreshë në bashki.

Gjithashtu ai njihet dhe për skandalin e tenderit 130 mijë €‎ për vendosjen e kamerave për numërimin e njerëzve dhe makinave.

Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit Gurra organizoi 15 tendera në tre muaj.

Dhe me llogjikën ‘kap ca të kapësh’, bashkia që ai drejtonte nisi organizimin e disa tenderave të njëpasnjëshëm deri në limitet e afateve që ligji i parashikon.

Në atë periudhë bashkia Librazhd organizoi plot 15 tendera nga fillimi i Janarit 2023 e deri më 14 Mars 2023 kur është edhe afati i fundit i organizimit të shpalljeve të tenderave nga bashkitë.

Pra i bie që bashkia e Librazhdit shpalli 15 tendera për punë të ndryshme në vetëm 72 ditë.

Vlera totale e parave të planifikuara për tu investuar në këto tendera ishte një cmenduri, plot 1 miliard e 300 milonë lekë (të vjetra).

Tendera për shtrim rrugësh me beton, tendera për asfaltim rrugësh në disa fshtara, tendera për furnizim me naftë dhe mish, tendera për restaurime objekte të ndryshme, tendera për ndërtim parqesh me vlera marramëndëse, Gurra i la  për ti organizuar pikërisht në javët e fundit të mandatit

Plot 1 miliardë e gjysëm lekë të taksapaguesve librazhdas Gurra vendosi t’i shpenzojë në fund të mandatit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu