Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar këtë të premte në “Good Moorning Albanians” për të folur për arsimin dhe degët më të preferuara.
Ajo tha se mësuesit po zgjedhin të shkojnë jashtë shtetit e të bëjnë ndonjë profesion tjetër si parukeria, pasi kështu paguhen më shumë sesa po të punojnë në profesionin e tyre.
“Mësuesi i gjuhës shqipe ka vendosur të mos punojë më nëse nuk është i motivuar me këtë. Ka pasur shumë individë që kanë ikur jashtë e pavarësisht se kanë mbaruar për mësuesi; kanë bërë një kurs të shpejtë për parukeri apo për make-up artist; s’e kanë kuptuar se në vendet ku do shkojnë ky profesion të sjell më shumë të ardhura dhe më shpejt. Nga mësues janë bërë parukierë”,-tha Nora Malaj.