Medyshje

0
Shkruan Pjerin Ndreka
Medyshje
Midis vedit edhe hijes
syni jem shkyhet me pa.
Ku po shkoj e ku po bie?!
Ba me ra,a çohem ma?!
Era thehet përmbi ballë,
nji bulz djerse ngrin e ftof.
Shof n’pasqyrë dy sy të gjallë
në nji ftyrë që nuk e njof.
A asht djersa si kristal?!
A asht syni që gjallon?!
A asht vedja që s’më fal
me akuzën – Po gabon?!
Kush më tremb e çka më dridh?
Edhe i tham vedit trim.
Asht dyshimi lidh a zgidh,
cili i drejtë,cili gabim?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu