Mediat në SHBA flasin për skandalet e Ramës, gabim që shkoi në OKB

0

Tritan Shehu është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama që drejtoi Këshillin e Sigurimit, ishte në vendin e gabuar.

Ai tha se prania e Ramës në Këshillin e Sigurimit zbehu rolin e Shqipërisë pasi në SHBA flitet për çështjen McGonigal, ku dyshohet se është i përfshirë dhe kreu i qeverisë së vendin tonë.
“Ishte një ngjarje që ishte në vazhdën e zhvillimeve të një vendimi të kahershëm. Pyetja e dytë është se a i realizuam ne pritshmëritë. Shqipëria nuk arriti të shfrytëzojë dhe qenien në Kryesinë e OSBE-së.
MËSO MË SHUMË→
Ishte Rama që drejtonte Këshillin e Sigurimit, që u tentua të përdorej si një kapital personal. Në Këshillin e Sigurimit nuk kanë vend batutat.

Rama ishte në vendin e gabuar. Është në një moment ku në SHBA flitet për skandalin Mc Gonigal. Rama ishte si person në vendin e Këshillit të Sigurimit, në këtë mënyrë zbehu dhe rolin e Shqipërisë”-tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu