Më në fund, zinxhiri komandues në Spak…

0
Shkruan Zef Ndreka
Ja, pas një maratone pa kuptim, dera e SPAK-ut u hap edhe për hetimin e vrasjeve të 21-janarit, ku mbetën të vdekur në bulevardin e Tiranës katër qytetarë të pafajshëm e me duar në xhepa. E kemi trajtuar disa herë në forma të ndryshme këtë ngjarje, për të analizuar faktorët dhe fajtorët e vërtetë të këtij krimi shtetëror të cilësuar me të drejtë nga Gjykata e Strasburgut.
Hetimi nga ana e SPAK-ut, nisi publik me thirrjet e Ndre Prendit, në atë kohë Komandant i Gardës së Republikës.
Dëshmia e tij sot, edhe pse pa përmendur nominalisht emra( me aq sa kemi informacion)është shumë e rëndësishme. Sepse, e thënë nga ish Komandanti i Gardës së ka patur urdhër për të qëlluar në turmë, fshinë gjithë pretendimet e hetimeve të mëparshme te prokurorisë dhe gjykatës së Tiranës, se vrasjet kanë ndodhur per pakujdesi të gardistëve.
Ndre Prendi, do bënte mirë të tregonte edhe detaje nga urdhëruesit e vërtetë , të cilët edhe e kanë goditur duke e detyruar të bënte tabela qitje protestuesit.
Sigurisht, që Berisha kontrollonte dhe urdheronte gjithçka.
Ai, në situata normale nuk është aspak normal, dhe e besoj se në ato kushte ai jo vetëm ka urdhëruar Bashën, Garden e Republikës per te qëlluar mbi turmat, por siç e ka thënë vetë, ai ishte i gatshëm edhe vetë me snaiper për të qëlluar!
Të presim deklarimet w hallkave të tjera të zinxhirit shtetëror urdhërues e komandues. Do presim të thirret Berisha, po ashtu edhe Basha, në cilësinë e ish Ministrit të Brëndshëm, i cili e kishte nën vartësi direkte ish Komandantin e Gardës.
Të presim qëndrimin e Bashës, a do të flasë me kohë sikur ka bërë këto dy vite, apo do të pendohet e më në fund do të zbardhë të vërtetën e urdhëruesve të vrasjeve të 21-janarit, ku edhe ai ka përgjegjësi penale.
E rëndësishme është se nisi hetimi dhe shumë alibi vrasjes me çadra e stilolapsa ranë!
Presim tani të shkërmoqet i gjithë zinxhiri përgjegjës, i cili deshi të vrasë edhe protestën siç vrau protestuesit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu