Shkruan Zef Ndreka
Fundin e tij politik dhe jo vetëm kaq, Sali Berisha e projektoi kur në fushatën e vitit 2005 gënjeu dhe rimashtroi popullin se do qeverisim me duar të pastra. Çka nënkuptonte se qeveria e PD-së do të luftonte korrupsionin e lulëzuar të Fatos Nanos dhe Shqipëria të hynte në një rrjedhe normale në demokraci si gjithë Europa.
Po çfarë ndodhi në të vërtetë me qeveritë Berisha 1 dhe Berisha 2 tashmë e dijnë gjithë shqiptarët.
Për të mos u zgjatur, duart e pastra me të cilët kinse erdhi në pushtet, u futën menjëherë në zjarr dhe u përcëlluan që në 6-mujorin e parë të fillimit të qeverisjes së re.
Sali Berisha u përfshi menjëherë në veprime korruptive duke shpërdoruar pasuritë publike.
Disa prej tyre për ti konkretizuar, filluan me Gërdecin ku u perfshi djali i ish kryeministrit duke lobuar me ministrinë e mbrojtjes dhe të drejtësisë, respektivisht Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi për ndërtimin e biznesit të vdekjeve. Ndërkohë Berisha përgatiste letrat në qeveri!
Tjetërsimi i pronave publike si në rastin e ish Klubit Partizani është një nga rastet me flagrante të aferave të familjes Berisha, i cili pranoi të fus duart e pastra në zjarr për ti shkrumbuar në favor të vajzës dhe dhëndrit për ti pasuruar në ndërtimin e 20 kullave.
Pronat në Porto Romano në Durrës, përfaqësojnë skandalet e tjera ku përfshihen familja e Sali Berishës pas 2005 kur u rikthye në pushtet me duar të pastra për ti ndotur.
Gjithashtu Berisha pranoi të ndotej edhe me biznesmenë për ti favorizuar nga përqindjet e majmura që paguabin tek studio e vajzës se6 Berishës dhe që lehtësisht më pas dinin vendime qeverie në favor të tyre!
Edhe afera e CEZ ka protagonist Berishën e duarve të ndotura, ku nuk mungon as këtu as emri i të birit në këtë lidhje mafioze financiare.
Berisha “i duarve të pastra”, në cilësinë e kryeministrit mbrojti dhe favorizoi aleatët e tij politik. Mjafton të kujtohet rasti i video se Ilir Metës me ish ministrin Prifti. Po ashtu në rastin e Rrugës së Kombit, në shitjen e detit me Greqinë, në rastin e vrasjeve të 21 janarit etj.
Për të gjitha këto, SHBA-të e futën në listën e zezë familjarisht njeriun me duar të përcëlluara nga korrupsioni.
Me kot, sot Berisha i fut duart në zjarr se është i pastër, i pakorruptuar, pasi duart e tij të korrupsionit familjarë e me gjërë janë shkrumbuar prej vitesh nga etja per pasurime të paligjshme, të përkthyera në vjedhje.
Të gjitha këto mjaftojnë për demokratët për të mos u sakrifikuar në revolucionet imagjinare të kufomës politike, të hajdutëve…